E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kabul, protestë e grave dhe vajzave afgane

Disa dhjetra gra dhe vajza dolën këtë të shtunë në rrugët e kryeqytetit Kabul të Afganistanit për të protesutar kundër vendimit të talibanëve për mbylljen e shkollave të mesme disa ditë pasi kishin njoftuar se do të rihapeshin këtë javë.  Mijëra nxënëse iu drejtuan institucioneve të mësimxënies të mërkurën, që ishte edhe dita e caktuar nga ministria e arsimit për rifillimn e mësimit. Por pak orë pas rifillimit të mësimit, ministria tronditi dhe zhgënjeu nxënëset dhe prindërt, duke thënë se shkollat do të mbylleshin deri në një njoftim tjetër. – Hapni shkollat! Drejtësi! Drejtësi, – thirrën këtë të shtunë protestueset , disa prej të cilave me libra shkollorë në duar.  Mes të tjerash, në duar mbanin pankarta ku shkruhej “Arsimi është e drejta jonë themelore dhe jo një plan poltik. –Edhe profeti ka thënë se cdokush ka të drejtë të arsimohet, por talibanët na e kanë hequr këtë të drejtë, – u shpreh një prej protesuese në demonstratën që u organizua nga dy grupe për të drejtat e grave. – Talibanët nuk mund t’I shtypin gratë e afganistanit, – tha një tjetër.   Pasi marshuan në një distancë të shkurtër, prtoestueset u shpërndanë pasi në vendngjarje u shfaqën luftëtarët talibanë.  Qeveria talibane nuk ka dhënë arsye të qartë për vendimin për rimbylljen e shkollave, por thanë se fillimisht do të vendosej për uniformat që nxënëset duhet të mbanin në klasa. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›