E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaceli: Mazhoranca futi vendin ne NATO

Kandidatja e Partise Republikane ne zgjedhjet e 28 qershorit, Keda Kaceli ka deklaruar se mazhoranca aktuale ka arritur nje sere objektivash.

Duke folur ne emisionin “Shqip” ne Top Channel, Kaceli e ka vene theksin tek anetaresimi ne NATO, ku sipas saj PR ka pasur nje kontribut te vecante.

“Ne, mazhoranca e djathte arritem anetaresimin ne NATO, ku PR pati nje kontribut te vecante. Kryetari Fatmir Mediu ka luajtur nje rol kyc ne kete ceshtje”, ka pohuar Kaceli, e cila i ka dale ne mbrojtje kreut te PR per ceshtjen e Gerdecit.

“Mediu ka dorezuar imunitetin dhe doli ne dispozicion te hetuesve. Nese prokuroria gjen prova le te veproje, por deri tani s’ka treguar gje”, ka theksuar Kaceli.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›