E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kaçi takim me drejtues të lartë të zyrës së asistencës teknike të OTA-s

TIRANË, 23 gusht/ATSH/ Drejtoresha e përgjithshme e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Mimoza Kaçi, zhvilloi një takim me përfaqësues të lartë të Zyrës së Asistencës Teknike të Departamentit Amerikan të Thesarit (OTA) të kryesuar nga Paula Jones, këshilltare e lartë për shërbimet financiare.

Ky takim zhvillohet në kuadër të projektit që AMF po zbaton me financim nga Departamenti Amerikan i Thesarit me fokus kryesor rritjen e standardeve për mbrojtjen ndaj rreziqeve të sigurisë kibernetike dhe përmirësimin e infrastrukturës së sistemeve të teknologjisë së informacionit të Autoritetit, edukimit financiar dhe mbrojten e konsumatorëvë në fushën e sigurimeve.

Gjatë takimit, Kaçi theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi për forcimin e kapaciteteve mbikëqyrëse, edukimin financiar dhe rritjen e ndërgjegjësimit të konsumatorëve, si dhe vlerësoi veçanërisht rekomandimet e ekspertëve në fushën e Teknologjisë së Informacionit.

Drejtuesit e lartë të OTA-s vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm dhe shprehën gatishmërinë për vijimin e mëtejshëm të asistencës teknike për Autoritetin.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›