E Diel, 1 Nëntor 2026

Kaçin: Nga Serbia kërkohet normalizim i raporteve me Prishtinën

Raportuesi i Parlamentit Evropian, Jelko Kacin, ka deklaruar sot se askush nga Serbia nuk kërkon që ta pranoje Kosovën, por kërkohet normalizimi i raporteve me Prishtinën.

“Kërkohet normalizimi i plotë i raporteve dhe garancione se Serbia dhe Kosova nuk do ta bllokojnë njëra-tjetrën në rrugën për në BE”, tha Jelko Kacin, gjatë fjalimit të tij në Samitin Ekonomik në Beograd.

Mëtutje, ai e ka mbështetur takimin e parë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiç, në Bruksel, dhe ka shfaqur pritjen e tij se bisedat në nivelin e lartë politik do të mbahen së shpejti dhe do të sjellin rezultate konkrete.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›