E Diel, 1 Nëntor 2026

Kadare ligjerate para shqiptareve ne Shtutgard te Gjermanise

Shtutgard 21 shtator NOA /Asllan Dibrani - Shkrimtari i madh Ismail Kadare i ftuar ne Shtutgard te Gjermanise nga Asociacioni Shqiptar per Kulture dhe Integrim dhe disa shoqata shqiptare ne Baden Vrtenberg mbajti nje ligjerate te posacme.

Shqiptaret e Shtutgardit kesaj here e ndien veten te privilegjuar qe u takuan me gjeniun e letrave shqipe qe e pane me sy dhe e degjuan me veshet e tyre nje ligjerate mbremje kushtuar veprimtarise letrare dhe artit e te shkruarit ne gjuhen shqipe.

Per ta nderuar Kadarene erdhen shqiptare nga te gjitha rajonet e Gjermanise Austrise dhe nga Zvicra te shoqeruar edhe nga studiues dhe artdashes gjermane qe ne kete mbremje pati dhe komunikim ne gjuhen shqipe nga ana e tyre.

Nder te vecante ketij takimi i bene edhe ambasadori i Shqiperise Valter Ibrahimi dhe ai i Kosoves Vilson Mirdita.

Ligjerata e Ismail Kadarese ishte e perqendruar ne kornizat e veprave te veta dhe

letersine shqiptare por me kalimin e kohes u inkuadruan edhe publiku me pyetjet e veta nga kureshtja qe te mesojne sa me shume nga Kadareja per krijimtarine e tij per veprat e tij te shkruara edhe ne kohen e sistemit monist ne Shqiperi por edhe gjate emigrimit ne France.

Nga emocionet evidente te shqiptareve te Kosoves per ta pare popullin shqiptar te bashkuar pati edhe pyetje me karakter politik ne te cilen ligjerata e Kadarese morri dimensione te nje debati politik nga e cila edhe pa dashje epilogu u shkallezua ne fusha te ndryshme diskutuese.

Zotit Kadare ne kete ore letrare iu shtruan pyetje te llojeve te ndryshme per sistemin e ish- komunizmit ne Shqiperi per figura te ndryshme si per Enver Hoxhen Adem Demacin Ibrahim Rugoven Ramiz Aline progresin e gjuhes dhe letersise shqiptare pas rrenimit te sistemit monist dhe pas clirimit te Kosoves nga okupatori serb pjeserisht bashkimin e dy shteteve ne nje shtet te vetem ne Shqiperine natyrore.

Ne fund pati edhe pyetje per tendencat e ndarjes se shqipes ne dy dialekte toskerishten dhe gegerishten pozicioni i gjuhes dhe letersise shqipe ne rangun e gjuheve boterore etj.

a.d/n.e/NOA


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›