E Diel, 1 Nëntor 2026

Kadastra: 140 banesa të legalizuara përgjatë hekurudhës Tiranë-Durrës

TIRANË, 8 shtator /ATSH/ 140 banesa janë legalizuar deri tani, ndërsa janë rreth 500 objekte janë të identifikuara përgjatë gjurmës së hekurudhës, Tiranë- Durrës në kuadër të verifikimeve në terren që po vijojnë nga Kadastra Shqiptare.

Sipas njoftimit të Kadastrës Shqiptare, gjatë procesit të verifikimit janë matur deri tani rreth 300 ndërtesa, ndërsa puna në terren vijon për evidentimin dhe trajtimin e objekteve përgjatë hekurudhës.

Procesi synon të krijojë një pasqyrë të plotë të ndërtimeve dhe banesave të evidentuara në zonat përgjatë gjurmës hekurudhore, duke vijuar me procedurat përkatëse të legalizimit, sipas kushteve dhe kritereve ligjore.

Kadastra Shqiptare thekson se verifikimet në terren do të vijojnë, me qëllim evidentimin e plotë të objekteve dhe përditësimin e të dhënave kadastrale për zonat e prekura nga projekti hekurudhor.

/e.xh/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›