E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kafshatë që skapërdihet

Nëse shfletojmë historinë e largët apo të afërt shohim se jeta jonë ka qenë dhe është një valle që deshëm apo sdeshëm, po e luajmë. Ne gjithë ditën mund të flasim mbi atë se si është fuqia jonë politike, se si gjysma e tyre janë vagabondë, gjysma hajna, gjysma të pa ditur, gjysma po mësohen duke bërë përvojë, gjysma të poshtër, gjysma të pa fytyrë, gjysma të korruptuar, gjysma korruptues, e gjysma-gjysma, dhe në fund të arrijmë në përfundim se ne nuk po ndërmarrim asgjë. Së paku të vetëdijezohemi se tradhtarët, korruptuesit, të poshtërit dhe shokët e tyre duhet urrejtur pa lëkundje. Ne jemi bijë të atyre të cilët në këtë jetë në këto troje kanë luajtur lloj-lloj valleje dhe kanë arritur që me një shkallë të lartë suksesi të mbijetojnë, veprojnë, të krijojnë vlera dhe ti bartin vlerat tona deri në këtë kohë. Dhe ne kemi vite vetëm po i rrahim shuplakat dhe po bëjmë 1 dekadë heshtje. Jemi bërë aq të mjerë sa që për kohën jemi kafshatë që skapërdihet. Neve po na vrasin, po na rrahin, po na fyejnë në komb e familje, po na qeshin e përqeshin dhe ne po heshtim, jo për një interes, por për një shpresë se ndoshta do të kemi një interes. Sa shumë jemi larguar nga vetvetja.

Kafshatë që skapërdihet eshte kur: Zëvendësministrja e Integrimit, shpalos një vizion të ri të qeverisë ku sipas saj për statusin kanë rëndësi kriteret teknike por po ti bijesh holle-holle kriteret teknike jane përgjegjësi e qeverisë dhe jo e qytetareve te saj.
Kafshatë që skapërdihet eshte kur: Amerikanët janë dorëzuar zyrtarisht para presioneve të Berishës, duke lëshuar kështu beniaminin e tyre, Bahri Shaqirin, si dhe duke pranuar zëvendësimin e tij, me një ushtar të Berishës dhe bashkëpunëtor të Gazidedes. Amerikanët kanë dorëzuar më në fund SHISH në duart e Visho Likës, njeriut me nënshtetësi të huaj dhe me të kaluar të errët në kohën e SHIK-ut famëkeq të 97. Drejtori i ri i Shërbimit Informativ Kombëtar, Visho Lika, dyshohet se ishte përpilues edhe i tezave për planin grek, për copëtimin e jugut të Shqipërisë dhe Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, përshëndet kapjen e SHISH nga Berisha, duke thene se Bahri Shaqiri nuk duhet të rrinte shumë gjatë në një post. Kjo deklaratë ka lënë me gojëhapur dhe ka zhgënjyer shumëkënd, duke pasur parasysh besimin që kanë shqiptarët tek amerikanët për ndalimin e Berishës në kapjen e shtetit. Dy vjet më parë, SHISH u kthye në mollën e sherrit mes amerikanëve dhe Berishës. Beteja përfundoi me tërheqjen e Berishës pas një ultimatumi të NATO dhe një sinjali të ish-ambasadorit amerikan, Xhon Uidhers. Por Berisha nuk u tërhoq përfundimisht. Me ardhjen e Arvizus dhe kapjen e Presidentit, SHISH ra në duart e tij. Pritej një reagim i ashpër nga Ambasada Amerikane, por ndodhi e kundërta. Arvizu tha dje se Bahri Shaqiri nuk mund të qëndronte më në krye të SHISH dhe se nuk i interesonte se njeriu i Gazidedes mori drejtimin e spiunazhit.

Kafshatë që skapërdihet eshte kur: Ambasadori amerikan në Tiranë, pèshèndet rènien e institucioneve kur pritej te kërkonte llogari për rënien e institucioneve në prehrin e Berishës, por Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ka mbështetur Nishanin, i cili i hapi rrugën Berishës për kapjen e SHISH dhe KLD. Madje, Arvizu e ka konsideruar Nishanin si një njeri me integritet të lartë. Ambasadori Arvizu shprehu bindjen se presidenti Nishani ka personalitetin dhe integritetin e duhur për të garantuar bashkëpunimin harmonik ndërinstitucional bazuar në pavarësinë dhe respektin e ndërsjelltë ndërmjet institucioneve, thuhet në njoftimin e Presidencës. Nuk dihet nëse Arvizu ka një mision tjetër nga Departamenti Amerikan i Shtetit, por qëndrimet e tij nuk përputhen askund me qëndrimet e Xhon Uidhers.

Kafshatë që skapërdihet eshte kur: Një gazetar kercenohet nga kryepolici vetem e vetem se ai (gazetari) nuk dëshiron të jetë zëdhënës i shumicës së kënaqur; që nuk e aprovon gënjeshtrën e thënë para syve.
E pra është shumë evidente që kur një më të drejtë dhe një më të pa drejtë grinden për një kohë të gjatë, në fund që të dy i kaplon turpi. Njërin për shkak të pa drejtësisë, kurse tjetrin për shkak të pa aftësisë për të zgjedhur çështjen në kohë. Ja kështu jemi bërë ne kur kemi parasysh raportet dy anësore qoftë lidhur me sferën socio-ekonomike qoftë me atë politike. Ne sot nuk jemi mirë as më prindërit, as me fqinjët e as me politikanët. Ndërlidhjet tona në shumë sfera janë dobësuar ose edhe janë shkëputur edhe atë vetëm si pasojë e pa pjekurisë në disa raste, e pa aftësisë në disa raste dhe e pa mundësisë në raste tjera. Brumi i popullit tonë, rinia e edukuar e në edukim e sipër, nuk është në gjendje, vlerësim i bërë duke marrë parasysh reagimet e deritanishme Pra, ne duhet të vetëdijesohemi dhe të marrim çështjen tonë në duart tona. Neve po na mungon, ose na është turbulluar, vetëdijesimi i cili shpie drejt të kuptuarit të raporteve të ndërlidhjeve në sferat e jetës sonë. Nëse ne do të arrimë, ose e kemi arritur këtë pikë, atëherë patjetër duhet të marrim qëndrim të caktuar dhe të mbrojmë atë qëndrim

Nëse shfletojmë historinë e largët apo të afërt shohim se jeta jonë ka qenë dhe është një valle që deshëm apo sdeshëm, po e luajmë. Ne gjithë ditën mund të flasim mbi atë se si është fuqia jonë politike, se si gjysma e tyre janë vagabondë, gjysma hajna, gjysma të pa ditur, gjysma po mësohen duke bërë përvojë, gjysma të poshtër, gjysma të pa fytyrë, gjysma të korruptuar, gjysma korruptues, e gjysma-gjysma, dhe në fund të arrijmë në përfundim se ne nuk po ndërmarrim asgjë. Së paku të vetëdijezohemi se tradhtarët, korruptuesit, të poshtërit dhe shokët e tyre duhet urrejtur pa lëkundje. Ne jemi bijë të atyre të cilët në këtë jetë në këto troje kanë luajtur lloj-lloj valleje dhe kanë arritur që me një shkallë të lartë suksesi të mbijetojnë, veprojnë, të krijojnë vlera dhe ti bartin vlerat tona deri në këtë kohë. Dhe ne kemi vite vetëm po i rrahim shuplakat dhe po bëjmë 1 dekadë heshtje. Jemi bërë aq të mjerë sa që për kohën jemi kafshatë që skapërdihet. Neve po na vrasin, po na rrahin, po na fyejnë në komb e familje, po na qeshin e përqeshin dhe ne po heshtim, jo për një interes, por për një shpresë se ndoshta do të kemi një interes. Sa shumë jemi larguar nga vetvetja.

Kafshatë që skapërdihet eshte kur: Zëvendësministrja e Integrimit, shpalos një vizion të ri të qeverisë ku sipas saj për statusin kanë rëndësi kriteret teknike por po ti bijesh holle-holle kriteret teknike jane përgjegjësi e qeverisë dhe jo e qytetareve te saj.
Kafshatë që skapërdihet eshte kur: Amerikanët janë dorëzuar zyrtarisht para presioneve të Berishës, duke lëshuar kështu beniaminin e tyre, Bahri Shaqirin, si dhe duke pranuar zëvendësimin e tij, me një ushtar të Berishës dhe bas

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›