“Kafshëve do u vendos emrat e mikeshave të mia”, Ditea Berisha tregon limitet e saj në “Ferma VIP”

Blogerja Ditea Berisha është një nga konkurrentet e “Ferma VIP”, e cila në prezantimin e saj tregoi më shumë për veten.
Pika e dobët dhe e fortë për Ditean janë nervat, ndërsa punëve në Fermë pritet që tu “futet me kokë”.
“Jam 29 vjeç dhe jam arkitekte dhe contenc creator.
Kur e marr përsipër një punëe çoj deri në fund. Pika ime e dobët dhe e fortë janë nervat e mia, mos luaj askush me to. Atty brenda disa nga kafshëve do u vendos emrat e mikeshave të mia dhe do i kem aty afër.
Do shkoj të heq thonjtë që t’i futem punës.
Nuk i vendos dot vetes limite. Njerëzit më njohin mua ashtu siç jam dhe jo duke ndjekur strategji”, tha Ditea.
Opinionisti Enkel Demi tha se Ditea sapo ndezi disa llampa, që në fillim të rrugëtimit të saj.
“Ditea na ndezi disa llampa që tha nuk duhet të luani me nervat e mia që do të thotë ka disa limite që nuk duhet t’ia prekësh”, tha Enkel Demi.
Ndiqni “Ferma Vip” live në Vizion Plus dhe në dy kanalet e dedikuara në Tring, Ferma Vip1” dhe “Ferma Vip 2” si dhe në kanalin tonë të Youtube “Ferma Vip”. /vizionplus.tv