Kagawa i pari në kontinent

Ylli japonez, Shinji Kagawa është shpallur lojtari i vitit në Azi. Në një ceremoni të zhvilluar në Kuala Lumpur të Malajzisë, futbollisti japonez mblodhi më së shumti vota nga kontinenti
Për shkak të angazhimeve të tij me Manchester United, Kagawa nuk ishte i pranishëm në këtë ceremoni. Sa i përket futbollistit më të mirë që luan në Azi, më i miri u votua sulmuesi i Ulsan Hyundai, koreano-jugori Lee Keun Ho, që arriti të fitojë përballë kandidaturave të iranianit Ali Karimi dhe kinezit, Zheng Zhi. /Indeksonline.