Kairo: Përleshje në sheshin Tahrir

Sulmues të armatosur me thika dhe shpata u janë vërsulur qindra aktivistëve pro demokracisë në sheshin Tahrir në Kairo.
Televizioni shtetëror shfaqi pamje të hedhjes së gurëve dhe ndjekjes së qindra njerëzve nga sheshi Tahrir, i cili ishte epiqendër e protestave që rrëzuan ish presidentin Hosni Mubarak.
Përleshjet e sotme ndodhën kur kabineti i sapoemëruar u mblodh me Këshillin e Lartë të forcave të armatosura për ta propozuar ligjin, i cili e inkriminon nxitjen e urrejtjes, dhe mund të ndëshkohet edhe me vdekje.