E Diel, 1 Nëntor 2026

Kajro, ish ministri i brendshëm dënohet me 12 vjet burg

Ish ministri i brendshëm i Egjiptit, Habib al-Adli është dënuar me 12 vjet burg pasi u shpall fajtor për korrupsion.

Adli është zyrtari i parë egjiptian nga regjimi i Hosni Mubarakut që dënohet. Mubaraku u rrëzua nga protestat popullore në mes të muajit shkurt.

Al-Adli ka shërbyer për më shumë se 20 vite si këshilltari kryesor për sigurinë i Mubarakut.

Me drejtësinë po përballet dhe vetë ish presidenti Mubarak, i cili aktualisht është në arrest në një spital në Sharm el Sheik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›