E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kajt dhe Suarez i kthejne ne engjej djate e Fergusonit

Tripleta e sulmuesit holandez Kajt derrmoi Junaitidin. Lufta per titull Liverpuli me fitoren qe mori i beri nder Arsenalit

Drik Kajt rihapi dje luften per titull ne Premier Lige. Hollandezi me tre golat qe i shenoi Junaitidit hyri ne hisotine e te kuqve qe munden 3-1 djajte e Fergusonit. Per skuadren nga Mancesteri behet fjale per humbjen e dyte brenda pak diteve. Humbjen e pare Junaitidit ia shkatoi Celsi i Ancelotit ne Stamford Bridge. Pas ketij takimi me i fituari pervec Liverpulit qe rindezi shpresat per nje vend ne kupat e Evropes doli Arsenali i Vengerit. Topcinjte me nje takim me pak qe dy dite me pare u frenuan ne barazim pa gola nga Sunderlendi dhe jane vetem tre pike larg Junaitidit.

Kronika

Ende pa mbaruar kengen e famshme You eill never ealk alone tifozet e kuq e pane veten ne avanatzh. Luis Suarez duhet thene se ishte i papermbajtshem me veprimet e tij individuale teksa ne minuten e 34-t vallezoi mes Rafael Kerrik dhe Braun per te leshuar nje goditje poshte kembeve te Van Der Sar qe do te shtyhej ne vijen fatale nga Kajt. Cdo shprese e Juanjtid per te barazuar u shkermoq kur sulmuesi holandez brenda 5 minutave realizoi per te dyten here. Kesaj radhe Kajt shenoi me koke nga nje asist i kundershtarit Nani qe ktheu me koke ne menyre te pashpjegueshme topin drejt portes se tij. Perballja qe kishte zbritur ne fushe 36 tituj te Premier Liges rrezikoi te shnderrohej ne nje beteje te vertete kur Karrager nderhyri brutalisht ndaj Nanit por veterani u ndeshkua vetem me nje karton te verdhe. Mesfushori portugez doli me barrele nga fusha dhe ne pjesen e dyte u zevendesua nga Hernandez. Edhe Rafael rrezikoi te dilte me te kuqe pas nderhyrjes me te dyja kembet nga Lukas Leives. Presioni i djajve ne pjesen e dyte u be me prezent por ata qe do shenonin ishin serish vendasit. Nje goditje denimi e ekzekutuar nga Suarez u grushtua keq nga Van Der Sar dhe Kajt nuk e pati te veshtire te shtynte topin drejt rrjetes nga nje distance fare e afert. Goli i Chicharito-s ne minuten e 2-te shtese nuk do te sherbente per asgje. Dalglish ka luksin qe ti rezervoje dhe debutimin e pare Kerollit me fanellen e kuqe ne nje dite te madhe per skuadren nderkohe qe Mancesteri edhe pse mbetet ne krye zor se mund te parashikojme se ku do te renditet ne maj pas 2 humbjeve brenda 6 ditesh.

Dalglish ky ishte takimi i sezonit

Trajneri i Liverpulit nuk mund te kishte pritur nje dhurate me te bukur nga skuadra e tij diten kur festoi 60-vjetorin. Keni Dalglish e festoi fitoren ndaj djajve me shume se cdokush tjeter. Pas nje sezoni te veshtire skocezi u shpreh i lumtur qe me ne fund fansat kishin dicka per te festuar. E meritonin per besimin qe treguan ndaj klubit. Ka qene nje sezon i veshtire dhe nuk ka perfunduar ende por kjo ishte dita me bukur e gares se deritanishme. Dalglish nuk pranoi ta komentonte nderhyrjen e ashper te Karrager ndaj Nanit duke e quajtur ate pjese te lojes.

Heshtje per shtyp

Fergusoni nuk ka pranuar te flase perpara mediave ne pefundim te ndeshjes me Liverpulin ku skuadra e tij pesoi disfaten e dyte brenda nje jave dhe tani Arsenali e ndjek -3 pike dhe me nje ndjeshje me shume per te luajtur. Trajneri i Mancesterit i komunikoi medias perfshire dhe televizionit te klubit MUTV se as ai dhe as futbollistet e Junajtid nuk do te jepnin intervista. Kjo bie ne kundershtim me rregullat e Premier Liges. Fergi mund te denohet deri ne 5 ndeshje pezullim per shkak te komenteve denigruese ndaj gjyqtarit te sfides me Celsin Martin Atkinson.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›