Kajt kundër italianëve: U treguan të ashpër
Më konkretisht, Kajt e ka me Kielinin, që sipas tij është fajtor për dëmtimin e rëndë të Robin Van Persit. “Jam shumë i zhgënjyer – deklaroi hollandezi për “Sky Sport” -. Luajtëm kundër një skuadre të fortë, por është e trishtueshme mënyra se si luajtën ata. Jo vetëm për ne, por sidomos për Robin, që po kalonte një formë të shkëlqyer”.
Sipas tij, ndërhyrja e Kielinit ndaj Van Persit “ishte e keqe. Kur luan një ndeshje miqësore, duhet të kesh më tepër respekt. Shpresoj që kjo të ndodhë në të ardhmen”. Sulmuesi i Arsenalit, Robin Van Persi, do të duhet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për një periudhë gati dy mujore, si pasojë e dëmtimit në ndeshjen e të shtunës.