E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka: Dua të qëndroj te Reali

Ylli i Real Madridit, Kaka, ka falënderuar trajnerin Jose Mourinho për mbështetjen gjatë këtij sezoni.

Pas një dëmtimi që e mbajti atë jashtë fushe për një kohë të gjatë, Kaka është rikthyer në formën më të mirë dhe shënoi dy gola në fitoren ndaj Valencias gjatë fundjavës.

“Jam i lumtur. Ndjehem mirë. Mourinho ka qenë dhjetëshe, ai ka qenë shumë i mirë me mua. Ai më ndihmon shumë në këtë kohë të vështirë. Mënyra se si punoj në stërvitje, së shpejti do të jem i gatshëm edhe për ekipin e Brazilit”

“Mendimi im është të qëndroj, të luaj dhe të kem sukses te Real Madridi. Po ashtu, është e qartë, do të kthehem në ekipin kombëtar”, ka thënë Kaka.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›