E Diel, 1 Nëntor 2026

Kakavijë, 2 kg marijuanë gjendennë këpucë, do i çonin në Athinë

Të tjera rreth shkrimit FOTO/Droga e sekuestruar KAKAVIJË - Janë kapur dhe sekuestruar sot në orë të vona të mbrëmjes 2 kilogramë marijuana në pikën kufitare të Kakavijës. Droga me autobusin e linjës Shkodër-Athinë të kompanisë "Albania Interlines" kishte destinacion Athinën.

Sipas të dhënave të para autobusi me targa greke, YHI 9210 ka marrë një çantë si porosi, në zyrën e e kompanisë së tij në Tiranë për ta çuar në Athinë.

Çanta brenda kishte një palë këpucë dhe pikërisht brenda këpucëve u gjend edhe lënda narkotike, e ndarë në dy doza, me sasi totale 2kg. 

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›