E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kakavijë/ Arrestime në doganë, dy në pranga e një në kërkim: Lejuan kalimin e mallrave pa paguar detyrimet

Një operacion është finalizuar nga policia dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, operacion i cili është zhvilluar nga dita e shtunë deri në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele.

Sipas autoriteve në pranga ka rënë përgjegjësi i doganës Ardit Abria, doganieri i kontrollit fizik Eliod Shurdhaj, ndërsa u shpall në kërkim një tjetër punonjës i doganës Arben Marvataj. Në kërkim gjithashtu janë shpallur edhe 3 punonjës të Antikondrabandës. Policia ka arrestuar edhe 6 shoferë të mjeteve që kalun mallrat pa doganë.

Grupi hetimor kishte dyshime se doganierë dhe efektivë policie ishin të përfshirë në skema korruptive në lidhje me procedurat e parregullta të zhdoganimit të mjeteve dhe të mallrave, duke përfituar shuma të mëdha parash.

Gjatë orëve të operacionit janë konstatuar 1 trajler, 4 kamionë të tonazhit të rëndë si dhe mjete të tjera të mbushura me mallra, që kaluan pikën kufitare pa kryer kontrolle si dhe duke i shmangur pagesave të zhdoganimit.

Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbardhur nëse ka edhe zyrtarë të tjerë të përfshirë në këtë skemë korrupsioni./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›