E Diel, 1 Nëntor 2026

Kakavijë, arrestohet 40 klandestinë nga Siria, Sudani dhe Maroku, mes tyre 5 gra dhe 3 fëmijë

KAKAVIJË- Ndalohen 40 klandestinë në pikën kufitare të Kakavijës. Autoritetet kufitare bëjnë me dije se klandestinët nga Siria, Sudani dhe Maroku janë ndaluar në 3 grupe të ndryshme.

Grupi i parë prej 12 personash u kap në Peshkepi, grupi i dytë i klandestinëve prej 14 personash u kap në Glin, ndërkohë që 14 klandestinë mes tyre 5 gra dhe 3 fëmijë u arrestuan në kufi.

Dyndja e klandestinëve ditët e fundit ka bërë që policia kufitare të forcojë kufirin jeshil. Klandestinët e përdorin vendin tonë kryesisht si vend transit për të kaluar më pas për në vende të tjera të Evropës.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›