E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kakavije, autoritetet greke kthejne emigrante te paligjshem

GJIROKASTER - Policia greke ka rikthyer dje ne Piken e Kalimit Kufitar ne Kakavije 20 te rinj shqiptare, te cilet kishin hyre ne token fqinje ne menyre te jashteligjshme. Burime policore thane se policia greke ka dorezuar prane autoriteteve shqiptare 20 emigrante te paligjshem. Ata jane ndaluar ne afersi te qytetit te Janines (Greqi) dhe pas qendrimit 10 ore ne dhomat e paraburgimit, i jane dorezuar policise shqiptare. Po te njejtat burime pohojne se te sapo kthyerit, te cilet aktualisht ndodhen ne Drejtorine Rajonale te Kufirit dhe Migracionit, pas verifikimit te gjendjes penale, do te lihen te lire te udhetojne prane familjeve te tyre.

14 Janar 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›