E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kakavije bllokohen 10 kgdroge ne autobusin e linjes

Gjate nje kontrolli te policise ne piken kufitare te Kakavijes pas mesnates eshte arritur te bllokohet nje sasi mariuane prej10 kilogramesh ne autobusin e lines Sarande-Athine.

Tentativa per kontroll nga ana e policise eshte kundershtuar nga drejtuesi i autobusit Pellumb Danaj i cili deklaronte se ne pakon ku ishte fshehur sasia e droges gjendeshin pajisje elektrike. Danaj deklaroi se pakon ia kishte dhene nje shtetas nga Saranda per tia derguar djalit te tij ne Athine.

Pavaresisht rezistences nga ana e drejtuesit policia kufitare ka mundur te te kontrolloje automjetin. Gjate kontrollit te ushtruar ne autobus ne mesnate policia ka gjetur nje kuti te madhe kartoni ku ne brendesi te saj ndodhej lenda narkotike mariuane.

Policia ka vene ne pranga drejtuesin e autobusit ndersa po punohet nga policia greke ne Athine per kapjen e shtetasit tjeter qe do priste pakon ne Athine.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›