E Diel, 1 Nëntor 2026

Kakavijë, kapen 35 klandestinë nga Pakistani, Algjeria dhe Eritrea

Policia kufitare e Kakavijës ka ndalur 35 shtetas të huaj të cilët kanë kaluar ilegalisht kufirin.

Burime nga policia bëjnë me dije se ndalimi i klandestinëve të ardhur nga Pakistani, Algjeria dhe Eritrea u bë gjatë operacioneve të ndërmarra nga policia kufitare në bashkëpunim me sektorin antitrafik.

Sipas policisë,  gjatë një  operacioni të ndërmarrë në fshatin Glinë u kapën 12 klandestinë, ndërsa  në fshatin Peshkëpi u ndaluan 23 klandestinë të tjerë ku mes tyre edhe 5 femra dhe 3 fëmijë.

Sipas informacioneve gratë dhe fëmijët kanë probleme shëndetësore pasi janë laguar nga shiu.  Mësohet se një foshnje 5 muajshe është dërguar nga policia kufitare në qëndrën shëndetësore në Vrisera pasi kishte probleme  me shëndetin.

Mësohet se klandestinët e ndaluar kanë hyrë në Shqipëri në mënyrë të paligjshme, në tentativë për të kaluar drejt vendeve të perëndimit.

Kohët e fundit janë të shumta rastet e ndalimit të shtetasve të huaj në territorin shqiptar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›