Kakavijë, ndalohen 35 klandestinë, vinin nga Pakistani e Algjeria
KAKAVIJE-Në pikën kufitare të Kakavijës, është bërë i mundur ndalimi i 35 klandestinëve.
Policia kufitare njoftoi se rreth orës 13:00 kishte ndërmarrë dy operacione njëkohësisht, në operacionin e parë e zhvilluar në fshatin Glin u ndaluan 12 klandestinë, ndërsa në operacionin e dytë e ndërmarrë poshtë fshatit Peshkepi, u kapën 23 klandestinë.
Sipas policisë, klandestinët vinin nga Pakistani, Algjeria dhe Eritrea dhe kishin destinacion vendet e BE-së.
Të 35 klandestinët janë me probleme shëndetësore për shkak të motit të keq, pasi janë lagur nga shiu, ku mes klandestinëve ishte dhe një fëmijë 5 muajsh, gjendja e të cilit është pak më e rënduar se të tjerët, prandaj është dërguar në qëndrën shëndetësore më të afërt për të marrë kurimin e nevojshëm.
Aktualisht klandestinët po qëndrojnë në Kakavijë, e më pas ata do të transportohen për në Greqi.
(m.s/BalkanWeb)