Kakavijë, policia greke kthenshqiptarët, kryqe në pasaporta
$(function() {
// Basic carousel, no options
$('#foo0_banner_dx4').carouFredSel();
// Basic carousel + timer
$('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({
items : 1,
direction : "down",
auto : {
easing : "elastic",
duration : 2000,
pauseDuration: 25000,
pauseOnHover: true
}
}).find(".slide").hover(
function() { $(this).find("div").slideDown(); },
function() { $(this).find("div").slideUp(); }
);
});
.list_carousel_banner_dx4 {
width: 636px;
height:100px;
overflow:hidden;
}
.list_carousel_banner_dx4 ul {
margin: 0;
padding: 0;
list-style: none;
display: block;
}
.list_carousel_banner_dx4 li {
width: 636px;
height: 100px;
padding: 0;
margin: 0;
display: block;
float: left;
}
GJIROKASTER- Ashtu si dje, edhe sot paradite policia greke i ka ashpërsuar kontrollet dhe shtuar pengesat ndaj qytetarëve shqiptarë që kërkojnë të kthehen në vendet e punës në Greqi nga pikat doganore të Kakavijës dhe Kapshticës.
KAKAVIJE, ABRIJA I KERKON HOMOLOGUR GREK TE LEJOJE KALIMIN E SHQIPTAREVE
Pengimin e shqiptarëve që duan të hyjnë në Greqi nga Kakavija sot po e kryen, veç kontrollorëve, edhe një polic grek në vijën neutrale që nuk i ka pranuar shtetasit me pasaporta biometrike dhe as makinat me targa shqiptare të kalojnë, por ka lejuar vetëm shtetasit grekë.
Situata e rëndë dhe e lodhshme që ka rreth 3 ditë që agravohet, ka shtyrë sërish Drejtorin e kufirit, Abrija të kërkojë takim me homologun e tij dhe të diskutojë situatën kaotike.
KAPSHTICE, E NJEJTA SITUATE: SHQIPTAREVE IU KERKOHET GARANCIA 1500 EURO
E njëjta situatë përsëritet edhe në pikën e kalimit të Kapshticës, ku po vazhdojnë kthimet masive të shqiptarëve që nuk disponojnë shumën 1500 euro. Drejtori i kufirit Ylber Zyberi tha se janë kthyer 17 familje shqiptare. Pala greke punon me një sportel në hyrje dhe një në dalje, ndërsa ajo shqiptare me 2 sportele në hyrje dhe 3 në dalje. Radha mbetet e gjatë.
DJE, MBI 200 SHQIPTARE PENGOHEN TE HYJNE NE GREQI, PERDHOSEN PASAPORTAT SHQIPTARE ME KRYQE
Vetëm natën e djeshme, nga ora 20.00 deri rreth mesnatës, mbi 200 shtetas shqiptarë, burra, gra, fëmijë e të moshuar që udhetonin drejt Greqisë si turistë, vetëm me pasaportat biometrike shqiptare, nuk janë lejuar të kalojnë në territorin grek, ndërkohë që disave prej tyre u janë keqtrajtuar edhe pasaportat, duke u vënë kryqe, apo duke ua hedhur në fytyrë.
Pamja e shtetasve shqiptarë, të cilët prisnin rreth orës 02.00 të mëngjesit të ditës së mërkurë në pikën kufitare të Kakavijës, ishte me të vërtetë e mjerë.
Dhjetëra familje me fëmijët e mitur në duar, të cilët qanin, kërkonin ushqim e ujë, të mbështjellë me tesha të rastit për t’u mbrojtur nga i ftohti; të moshuar që rrinin në këmbë ne errësirë e në të ftohtë, si nga dogana shqiptare, ashtu edhe nga ajo greke, familjarë me valixhe e çanta, në pritje të autobusëve që vinin nga Athina apo qytete të tjera të Greqisë, me shpresën e gjetjes së ndonjë vendi të lirë nëpër autobusa, për t’u rikthyer në qytetet e tyre.
Nga ana tjetër policia dhe doganierët grekë, të cilët nuk lejonin kalimin e turistëve shqiptarë vetëm me pasaportat biometrike, duke u kërkuar që për çdo ditë të qëndrimit të tyre në Greqi të posedojnë shumënprej 50 eurosh për shpenzimet personale ditore, ose garancinë e pagimit paraprak të hoteleve, llogari bankare ku mundet të kishin të depozituar shumën në fjalë, ose edhe deklarata me përgjegjësi nga të afërmit e tyre të cilët do t’i prisnin në banesat e tyre.
Fakt është që mbrëmë natën autobusi që vinte nga Elbasani ka udhetuar vetëm me 3 pasagjerë, pasi gjithë të tjerët nuk janë lejuar të kalojnë e të udhëtojnë drejt Greqisë.
Shtetasit shqiptarë, të cilët prisnin në të dy anët e kufirit janë shprehur të indinjuar për faktin dhe trajtimin e tyre nga ana e policisë dhe doganierëve grekë, të cilët u “kujtuan pas ngjarjeve të Përmetit të hakmerren në këtë mënyrë ndaj shqiptarëve”, por edhe ndaj firmave dhe agjencive të ndryshme të udhëtimeve, të cilët nuk i informojnë qytetarët shqiptarë për situatën në kufirin grek, duke u bërë edhe ata bashkëpërgjegjës për mundimin e tyre në orët e vona të natës, apo edhe të mesditës kur detyrohen me plaçka nëpër duar, fëmijë në krahë e pleq të presin në gjetje të mjeteve për t’u rikthyer në qytetet e tyre.
Shumë prej tyre e ndiejnë veten të fyer jo vetëm nga grekët, por edhe nga agjencitë e udhetimeve, të cilët jo vetëm që nuk u rikthejnë shumën e paguar për biletat, por as nuk marrin përsipër e garantojnë kthimin e tyre.
(sg/shqiptarja.com)