E Diel, 1 Nëntor 2026

Kakome, grinden për kullotat, plagosen tre persona

Gazeta Shqip

Konflikti për pronën ka shkaktuar plagosjen e tre personave nga Saranda. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, në Kakome, ku sherri mes dy fiseve për pronësinë e një kullote ka degjeneruar në përdorimin e mjeteve të forta.

Sipas policisë lokale si pasojë e përplasjes janë plagosur shtetasit Fredi Dimiterka, 52 vjeç, Ervin dhe Romeo Llambri të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Sarandës ku po marrin edhe ndihmën mjekësore.

Ndërkaq policia ka zbardhur dhe motivin e konfliktit të nisur mes fiseve Baxheri dhe Dhimiterka, për një kullotë e cila administrohet me qira nga fisi Dhimiterka. Anëtarët e fisit Baxheri të cilët pretendojnë se janë pronarë të kësaj kullote kanë qëlluar me mjete të forta tre anëtarët e fisit tjetër duke i plagosur ata.

8 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Kakome, grinden për kullotat, plagosen tre persona burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›