E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kalaja e Gjirokastrës, “kampione” e monumenteve me mbi 53 mijë vizitorë në 5-mujorin e parë

Kalaja e Gjirokastrës ka shënuar një numër rekord vizitorësh në pesëmujorin e parë të këtij viti, duke mirëpritur mbi 53,455 turistë. Këtë e bëri të ditur Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila e cilësoi atë si “kampione të monumenteve të kulturës” në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ndau edhe pamje nga kalaja, Kumbaro shkroi: “Pik’ e floririt mbi malin e gjerë Kalaja e Gjirokastrës, kampionia e monumenteve të kulturës për nga numri i vizitorëve, ka mirëpritur 53.455 vizitorë në 5 muajt e parë të vitit – një thesar jo vetëm i historisë dhe kulturës, por edhe i zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit.”

Kjo shifër tregon rritjen e vazhdueshme të interesit për trashëgiminë kulturore të Shqipërisë dhe potencialin e saj për të nxitur zhvillimin turistik.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›