E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kalaja heq flamurin kuqezi që t’i duket “Free Berisha”: Është një Tartar atje në KLP që…

Adriana Kalaja, që e mbështollën në protestë me flamurin kuqezi, e flaku këtë të fundit kur hipi në podiun që t’i dukej bluza “Free Berisha”. Ajo ka sulmuar ashpër sot prokurorët e SPAK-ut dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Në protestën para Bashkisë së Tiranës ajo kërkoi lirimin e Berishës dhe sulmoi sistemin e drejtësisë.

“Ky është një sistem zh’drejtësie. E dëgjuat atë tartarin? Është një tartar atje tek KLP-ja që, ndërkohë që është nënkryetar i KLP-së ka edhe dy studio ligjore në kundërshtim të plotë me ligjin dhe kushtetutën. Pra, bën pazare, dhe ndërkohë është pjestar i KLP-së. Dhe si mundet Dumani të luftojë korrupsionin e tartarit, kur Dumani është emëruar nga tartari i partisë”, akuzoi Kalaja.

/a.r

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›