E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kalcium per trup te holle

Nje studim i ri njofton se konsumimi i shtuar i kalciumit nxit humbjen e kilogrameve, mirepo kjo verehet me se shumti te personat te cilet ne ushqimin e zakonshem marrin sasi te vogel te kalciumit. Deri te ky perfundim, ekspertet kane ardhur duke realizuar nje program per dobesimin e femrave me mbipeshe per nje periudhe 15-javeshe. Pervec se kane reduktuar ushqimin, pjesemarreset ne studim kane marre nga 1200 mg kalcium me ane te preparateve shtese, derisa grupi i kontrollit ka marre placebo (tableta te rrejshme).

Rezultatet kane treguar se gjate programit te dobesimit, femrat te cilat kishin marre kalcium kishin humbur gjashte kilograme, ne raport me ato te cilat kishin marre placebo, ku humbja e peshes kishte qene vetem nje kilogram.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›