E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kalderon mohon akuzat për manipulim të asamblesë

Madrid - Presidenti i Realit të Madridit, Roman Kalderon , ka hedhur poshtë të gjitha akuzat në drejtim të tij për manipulim të votimit në asamblenë e fundit të klubit. E përditshmja prestigjoze Marca, publiki dje se presidenti kishte manipuluar asamblenë e klubit, duke futur në votim disa persona pa patur të drejtën e votës.

“Akuzat ndaj meje janë absolutisht shpifje, nuk ka asgjë të vërtetë, -deklaron presidenti Kalderon për Radio Marca dhe Radio Cadena Ser. Në asamble nuk është manipuluar asgjë, pasi të gjitha ishin transparente”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›