E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kalendari artistik i shfaqjeve të muajit shtator

TIRANË, 6 shtator/ATSH/ Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, publikoi sot kalendarin e ri artistik.

“Rikthehemi në skenë. Pas një sezoni veror të gjatë, ku shëtitëm qytet më qytet. Një gamë e gjerë shfaqjesh, nga festivalet letrare tek baleti, muzika, ekspozitat dhe shfaqet për fëmijë, që sjellin për të gjithë ju emocione të paharruara”, shkroi ministri Gonxhja në rrjetet sociale.

Ai i ftoi të gjithë artdashësit të bëhen pjesë e këtij kalendari, të cilin e quajti një udhëtim magjik në botën e artit dhe shfaqjeve.

Një pjesë të madhe të këtij kalendari e zënë ngjarjet artistike të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit e Ansamblit Popullor. Krahas tyre gjejmë aktivitete të Teatrit Eksperimental, Qendrës Kombëtare të Librit e Leximit me Varg Festival, vëniet në skenë të Teatrit Kombëtar e shumë aktivitete të institucioneve të tjera artistike e kulturore. /j.p/

1 nga 8

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›