E Diel, 1 Nëntor 2026

Kalim i paligjshëm i emigrantëve, pranga udhërrëfyesit në Kakavijë

Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kakavijës nën akuzën për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm kufiri. Ervin Samaj nga Fieri u kap në një zonë pyjore në Kakavijë duke ndihmuar tre persona, një burrë dhe dy gra nga Shkodra, të kalonin ilegalisht drejt Greqisë.

Burime nga policia bëjnë me dije 28-vjeçari ndihmonte në kalimin ilegal drejt Greqisë kundrejt shumës 500 euro për person.

Po sipas policisë 28-vjeçari ishte prej tre muajsh nën vëzhgim, i cili u konkretizua me kapjen e tij në flagrancë ndërsa shoqëronte tre persona të cilëve u kishin kaluar ditët e qëndrimit në zonën Shengen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›