E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kalim pa viza me Malin e Zi

Të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Malit të Zi, nuk kanë nevojë të paraqesin pasaportën, por vetëm kartën e identitetit.

Ministria e Punëve të Jashtëme ka njoftuar se që prej datës 21 Mars kjo marrvëshje ka hyrë në fuqi dhe ka filluar nga zbatimi në të gjitha pikat kufitare me këtë shtet.

Kjo marrëveshje, është nënshkruar në datën 14 Dhjetor nga  Ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto me homologun malazez, Milan Roçan.

Marrëveshja është propozim i palës shqiptare, e cila në 2010-ën, lancoi idenë e krijimit të një zone të lëvizjes së lirë ndërmjet vendeve anëtare, i quajtur ndryshe krijimi i një “Shengeni Ballkanik”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›