Kalimash vritet minatori 33-vjecar
Nje 33-vjecar humbi jeten sot ne mesdite ne nje miniere ilegale ne fshatin Dukagjin ne Kec te Kalimashit.
Viktima eshte Alfred Muslia. Ai po punonte ne nje galeri te braktisur te minierave te kromit kur masivi mineralit eshte shembur duke e zene ate nen vete. Pas aksidentit policia ka mberitur ne vendin e ngjarjes per te hetuar dhe per te marre pesonin qe humbi jeten.
Galerite ilegale jane shpesh shkaktare te aksidenteve tragjike me pasoje vdekjen. Ne to punojne persona te ndryshem qe nxjerin mineral por per shkak te mungeses se kushteve te sigurise ndodhin aksidente me pasoja fatale.