E Diel, 1 Nëntor 2026

Kalimi i Shtëpisë së Oficerëve në Fier PD-së, ushtarakët paralajmërojnë protesta

fierVendimi i qeverisë për ti kaluar për përdorim Partisë Demokratike dega Fier, Shtëpinë e Oficerëve, ka sjellë edhe reagimin e këtyre të fundit.

Xhemal Dingo, një ish-oficer i lartë i ushtrisë para viteve 1990, shprehet i indinjuar nga ky vendim, ndërsa thekson për “A1 Report” se “këta godina janë pjesë historisë së ushtrisë shqiptare dhe përvetësimi i tyre është një luftë e hapur që i bëhet punës dhe kontributeve të Ushtrisë Shqiptare”.

“Për veten time si oficer u mpiva nga trupi, kur dëgjova këtë lajm dhe veçanërisht me qëndrimin e kryeministrit; ai shprehte një pakënaqësi të jashtëzakonshme”, tha Dingo para kamerës së “A1 Report”.

Të njëjtin mendim ndan edhe kreu i shoqatës së ish-ushtarakëve të këtij qyteti, Ruzhdi Xhepa, i cili u shpreh së pas këtij veprimi të padrejtë fshihen afera të dyshimta, ndërsa theksoi se ky vendim i padrejtë është tregues i urrejtjes nga e djathta shqiptare.

“Kjo masakaradë, ky pazar kanë filluar që para 20 vjetësh dhe përfunduan para 20 ditësh, kur ky objekt i rëndësisë së veçantë u thur me tela e gjemba si burgu i Guatanamos”, tha Xhepa.

Ish-ushtarakët e qytetit të Fierit paralajmërojnë një protestë para Shtëpisë së Oficerëvë për të kundërshuar vendimin e qeverisë.

Një ditë më parë, në mbledhjen e qeverisë, kryeministri në ikje, Sali Berisha, ka kërcënuar ushtarakët se do u heqë statusin, nëse dalin në protesta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›