E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kalimi i oborreve ne pronesi

Kryeministri Sali Berisha firmosi të premten vendimin e Këshillit të Ministrave për kalimin në pronësi të oborreve.

Sipas zëdhënëse së Kryeministrit, me këtë vendim, Qeveria shqiptare i jep fund absurdit që e ka zanafillën në vitet e diktaturës, ku liritë dhe të drejtat mbi pronën private dhe individuale mohoheshin krejtësisht.

"Me këtë vendim, Qeveria shqiptare i jep fund absurdit që e ka zanafillën në vitet e errta të diktaturës, ku liritë dhe të drejtat mbi pronën private dhe individuale, mohoeshin krejtësisht, dhe i hapet rruga e pronësisë së plotë mbi pronën e tyre dhjetra mijra familjeve shqiptare.Objekt i këtij vendimi është përcaktimi i procedurës së kalimit në pronësi të sipërfaqeve per te gjithe qytetaret e Republikes Shqipërisë, te cilet  kane  te shenuar në dokumentat e pronësisë  se tyre  cilesimin “oborr në përdorim”.Gjithashtu ky vendim parashikon edhe regjistrimin e këtyre pasurive në regjistrin publik të pasurive të paluajtshme.Autoriteti shtetëror i ngarkuar për kalimin e pronesie se “oborreve në përdorim” ne baze te ketij vendimi është Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave e cila do te realizoje procesin ne afate te shkurtuara dhe vetem ne nje zyre", tha zëdhënësja Erla Mëhilli.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›