E Diel, 1 Nëntor 2026

Kallëzimi, Doshi: Sulm politik; Balla: Do padisin Berishën


Pas depozitimit të kallëzimit penal nga grupi i PS-së në ngarkim të tij, deputeti Tom Doshi duke e cilësuar atë si një akt të turpshëm dhe sulm politik. Ai ka nënvizuar se sjellje si ajo e tij në Kuvend ka bërë edhe kryeministri Sali Berisha. Ai nënvizoi se nuk mendon të dorëzojë imunitetin e deputetit.
"Nuk kam bërë asgjë, të tillë sjellje ka bërë Berisha.
Nuk kam ndërmend të dorëzoj imunintetin pasi nuk kam bërë asnjë shkelje për ta lënë atë. është Kuvendi që vendos për imunitetin", shtoi ai.

Lidhur me këtë çështje, ka reaguar edhe deputeti deputeti Taulant Balla. Ai ka deklaruar se do kërkojë nga grupi i PS-së që të depozitohet kallëzim penal ndaj kryeministrit Berisha në lidhje me deklaratat e tij në seancën kuvendore të 2008-ës.
"I kërkoj grupit të PS-së që edhe ne te depozitojmë kallëzim penal ndaj Berishës për veprën penale të kanosjes ndaj personit tim duke më kërcënuar se nuk do kthehesha më në Kuvend", tha Balla.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›