E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kalon për gjykim dosja e Gjergj Cukalit/ Ofroi 30 mijë euro për tritolin në makinën e biznesmenit

Dosja në ngarkim të Gjergj Cukalit ka kaluar për gjykim lidhur me ngjarjen e shpërthimit me eksploziv ndaj biznesmenit Gjon Mena në Kamëz.

Ndërkohë që pjesë e dosjes janë edhe vëllezërit Enver e Edmond Jamaku. Të tre këta persona janë të dyshuar për atetantin në 9 shkurtiy në Kamëz ndaj Gjon Menës.

Prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencën për dosjen ndërsa çështja i kaloi për hetime, SPAK.

Mbi të dyshuarit rendojnë akuzat e vrasje me dashje mbetur në tentativë dhe grup të strukuturar kriminal.

Vëllezërit Jamaku, me statusin e dëshmitarit të drejtësisë kanë thënë se Cukali u ka premtuar dhënien e 30 mijë eurove, në këmbim që ai të vendoste tritolin në mjetin e biznesmenit Mena.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›