E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaludio Ranieri: Ne nuk jemi në një tunel

Torino - Tekniku Klaudio Ranieri nuk e cilëson si shumë dramatike situatën në të cilën ndodhet skuadra e Juventusit. Situata është e ngjashme me atë të tetorit të vitit të shkuar, kur kjo skuadër po përjetonte një moment të vështirë dhe e kaloi me fitoren kunder Realit. Ranieri duket mjft optimist, duk e parë kthesën e skuadrës së tij që në ndeshjen e nesërme përballë Katanias.

“Nuk jemi në një tunel, -deklaron trajneri i Juventusit Klaudio Ranieri. Ndeshja me skuadrën e Zengës është e vështirë, pasi deri tani kjo skuader ka arritur të grumbullojë mjaft pikë në shtëpinë e vet. Megjithatë, ne dëshirojmë të rikthehemi tek fitorja”.

Ranieri do të ketë dy mungesa të rëndësishme edhe në këtë takim, De Ceglie dhe Marchisio. Por, pas shumë kohësh priten të jene në kamp Camoranesi e Trezeguet.

Më poshtë do të paraqesim formacionet me të cilat pritet të hidhen në fushë skuadrat.

Catania-Juventus (Të dielën, ora 15:00)

CATANIA (4-3-3): Bizzarri; Potenza, Silvestre, Stovini, Capuano; Izco, Carboni, Tedesco; Mascara, Paolucci, Morimoto.

Në stol: Acerbis, Terlizzi, Silvestri, Baiocco, Biagianti, Martinez, Spinesi.

Trajner: Zenga.

I padisponueshëm: Ledesma

JUVENTUS (4-4-2): Buffon; Grygera, Legrottaglie, Mellberg, Molinaro; Marchionni, Sissoko, Poulsen, Nedved; Amauri, Del Piero.

Në stol: Manninger, Ariaudo, Camoranesi, Tiago, Giovinco, Trezeguet, Iaquinta.

Trajner: Ranieri

Të padisponueshëm: Andrade, Zebina, Knezevic, Salihamidzic, Chiellini, Zanetti, De Ceglie

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›