E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Kam qenë ogur i mirë për Ermonela Jahon”, Zina Zdrava: Ruaj marrëdhënie të shkëlqyera me të, edhe përmes letrave

Këngëtarja Zina Zdrava, në intervistën për “Pas mesnate” foli edhe për Ermonela Jahon, sopranon shqiptare me famë botërore. “Kam qenë një ogur i mirë”, tha këngëtarja për Ermonelën, për të cilën thotë se i ka dhënë mësim gjatë kohës që ishte te asambli i ushtrisë, ku edhe spikati talentin e saj.

“Gjatë kohës që kam qenë në asamblin e ushtrisë, i kam dhënë mësim Ermonela Jahon. Jam ogur i parë për Ermonelën. Më bënte përshtypje inteligjenca e saj. Të shikonte në dritë të syrit se çfarë do t’i thoje. Mendoj se do të jetë ogur i mirë, mësuesja e parë e Ermonelën, e Ulpianës, e Enkeleda Kamanit dhe disa djemve që aderojnë jashtë si Gerald Murrja etj.

Ermonela kishte kënduar në pallatin e pionerëve, por ma solli një këngëtar dhe e sillte në asambël të ushtrisë. Pashë që ishte zë i bukur, me dritë dhe që premtonte dhe mbi të gjitha kishte mençurinë dhe aftësinë e të kapurit të gjërave që jo çdokush mund t’i kapë. E kapi menjëherë impostimin. I dhashë kurajo, por unë mendoj se i kam dhënë bekimin.

Kam qenë ogur i mirë për të. E kam takuar dhe kam letra që më ka shkruar. I kam thënë se t’i duhet të vazhdosh se është sakrifica jote. Kishte një moment krize që çdokush e kalon.”, u shpreh mes të tjerash Zdrava./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›