Kambizem pa licence, shoqerohen tre
TIRANE - Tre persona jane proceduar penalisht per ushtrim te aktivitetit valutor te palicencuar nga uniformat blu te kryeqytetit, pas nje kontrolli te ushtruar te tregu i lire perpara Albtelekomit ne Tirane. Keshtu, nen hetim ne gjendje te lire jane marre Fatmir Sh., 53 vjec, banues ne Elbasan, Myzafer V., 50 vjec dhe Naim D., 53 vjec. Lajmin e beri dje te ditur policia e Tiranes, e cila konfirmoi edhe sekuestrimin e sasive te lekeve qe iu gjeten te dyshuarve. Zyrtaret thane se dosja ne ngarkim te kambisteve do t'i kaloj per hetime te metejshme prokurorise. Policia e Tiranes ka paralajmeruar edhe dje shkembyesit e valutes te palicencuar se do te kryeje veprime ligjore, duke i proceduar penalisht dhe sekuestruar parate ne rast te aktivitetit te paligjshem. Vetem pak dite me pare policia nisi nje operacion te gjere kunder kambisteve te paligjshem, duke shoqeruar 37 prej tyre dhe bllokuar 60 mije dollare.
A.C