E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kameramani tradheton Ahmadinejadin

Kameramani që shoqëroi presidentin iranian Mahmud Ahmadinexhad në Nju Jork për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ka kërkuar azil në Shtetet e Bashkuara.

Avokati që ka marrë përsipër cështjen e Hasan Golkanban sqaroi se po punon me autoritetet, dhe se klienti i tij ka marrë një mbrojtje fillestare.

“Në momentin që paraqet kërkesën për azil, ashtu sic bëri Hasani, thotë avokati, ligjërisht të lejohet qëndrimi në Amerikë, të tjerat do të vijnë më vonë”.

Nuk dihet se ku po qëndron kameramani për momentin. Telefonatat në misionin iranian pranë Kombeve të Bashkuara nga ana e mediave të IraniZhvlerësohet monedha iraniane Iran, sanksionet shkaktojnë inflacion galopantCaku i programit bërthamor iranian interesuara për këtë cështje, kanë mbetur pa përgjigje. Lideri i Iranit për herë të fundit iu drejtua delegatëve të mërkurën, në sesionin e përvitshëm të OKB-së, e që prej atëherë, operatori i tij nuk është dukur më.  
 
Irani
Zhvlerësohet monedha iraniane
Iran, sanksionet shkaktojnë inflacion galopant
Caku i programit bërthamor iranian

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›