E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kamëz/ Qëllohet me armë zjarri drejt një automjeti, policia në vendngjarje

Kamëz- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në rrugën “New York”, tek Rrethi i Bathores.

Dyshohet se nga një automjet është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër. Sipas informacioneve nuk raportohet për njerëz të lënduar.

Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe vijojnë kontrollet për gjetjen e automjetit dhe kapjen e autorit. Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 22.02.2025, rreth orës 22:30, në rrugën “New York”, tek Rrethi i Bathores, dyshohet se nga një automjet është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër. Nuk ka të lënduar në njerëz. Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe vijojnë kontrollet për gjetjen e automjetit dhe kapjen e autorit. Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›