E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kamëz, pritet të ndërtohet shkolla kombëtare profesionale

Në Kamëz pritet të ngrihet shkolla më e madhe kombëtare profesionale. Ky është qëllimi i takimit të Ministrit të Arsimit Myqerem Tafaj dhe një delegacion të qeverisë së Gjermanisë, të cilët kanë diskutuar me ministrinë tonë të arsimit për mundësinë e ndërtimit të kësaj shkolle që në llojin e vetë dotë jetë e para. Po ashtu ata kanë parë edhe mundësinë e ndërtimit të rrjetit të ujësjellësit kanalizmeve po në këtë bashki.
Përfaqësuesit e qeverise gjermane pas takimit me ministrinn e arsimit kanë vizituar edhe shkollën e mesme buqësore në Kamëz gjithashtu kanë zhvilluar një takim edhe me kryetarin e bashkisë së kësaj zone.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›