E Diel, 1 Nëntor 2026

Kamez tjeter incident mes simpatizanteve PS-PD nje i plagosur

Nje tjeter incident mes simpatizanteve te PS dhe PD eshte shenuar ne Kamez. Konfrontimi ka lindur ne sheshin kryesor te Kamzes teksa simpatizante te PS po ngrinin skenen per takimin qe kryesocialisti Rama do te kete pasdite me banoret e kesaj zone.

Si pasoje e konfliktit nje i ri simpatizant i PD-se ka mbetur i plagosur dhe eshte derguar ne Spitalin Ushtarak.

Nderkohe burime nga PS e Kamzes thane se incidenti erdhi si pasoje e provokimeve nga ana e simpatizanteve te PD-se dhe ngjarja do te denoncohet ne polici.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›