E Diel, 1 Nëntor 2026

Kamione me ndihma nga PSper zonat e mbuluara nga bora

Partia Socialiste do te dergoje ndihma ne veri te Shqiperise per tu ardhur ne ndihme banoreve te mbetur ne veshtiresi e te bllokuar nga debora.

Keshtu pas nje mbledhje organizuar ne PS per ne veriun e Shqiperise do te nisin kamione me ndihma bashkite e Durresit Kavajes Lacit e Lushnjes nderkohe ne jug te Shqiperise do te nisin ndihma bashkite e Fierit Elbasanit dhe Korces. Gjithcka po behet e organizuar nga vete kreret e majte te ketyre bashkive te cilet i kane kerkuar ndihme te gjithe biznesmeneve ne rrethet e tyre qe te ndihmojne banoret e zonave ne veshtiresi.

Po eshte e vertete me propozimin tim bashkia Kavaje ka arritur te siguroje nje trajler te madh me ushqime i cili nga mesdita e neserme do te jete ne Bulqize per tu nisur drejt zonave qe kane nevoje. Jane pothuajse rreth 500 pako me ndihma per 500 familje ne veri te Shqiperise. Kjo mund te jete edhe nje ndihme modeste por populli i Kavajes dhe biznesi qe e falenderojme per kontributin do tu vije ne ndihme sadopak ketyre banoreve tha ne nje prononcim per shqiptarja.com kreu i bashkise se Kavajes Elvis Rroshi.

Ne pakot e pergatitura nga biznesi i Kavajes ka me se shumti ushqime duke perfshire miell sheqer makarona oriz vaj fasule sallam etj nderkohe qe nuk eshte orientuar tek veshmbathjet.

E njejta gje edhe per qytetin e Lushnjes. Kryetari i PS i ketij qyteti Fatos Tushe kishte kerkuar ndihmen e biznesit te Lushnjes per te derguar sado pak gjera per pjesen tjeter te vendit qe gjendet ne veshtiresi.

Nuk ka pasur asnje hezitim nga bizneset e qytetit te Lushnjes. E kemi bere gati nje kamion me mallra te ndryshme sidomos ato ushqimore per ta derguar ne drejtim te veriut. Personalisht dua te falenderoj edhe qytetaret e Lushnjes qe jane solidarizuar ne kete nisme por ne menyre te vecante edhe biznesit lushnjar tha Fatos Tushe.

E njejta gje eshte bere edhe ne bashkite e medha te Durresit Elbasanit Fierit e Korces. Kreret e ketyre qyteteve u kane bere thirrje bizneseve te ndryshme te mbledhin ndihma ne trajlera qe do te nisen drejt veriut dhe jugut per te gjitha familjet qe kane mbetur te rrethuar nga debora.
Nisja do te behet diten e sotme ne menyre te organizuar nga te gjithe kreret e bashkive qe jane perfshire ne kete iniciative ndihme tyren personale por edhe te Partise Socialiste. Nderkohe qe edhe vete kryebashkiaket do te jene ne krye te karvanit ne solidarizim te kryetareve te komunave dhe bashkive ne nevoje. ah/shqiptarja.com/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›