E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kamioni përfshihet nga flakët, ndërhyjnë zjarrfikësit

Një kamion është përfshirë nga flakët, në afërsi të Tollit.  Kamioni ishte i ngarkuar me kartonë arkash ambalazhi.

Ndërkohë shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë për të shuar zjarrin, ndërsa era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve.

Nga zjarri janë shkaktuar dëme materiale. Në vendngjarje ndodhet policia dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›