E Diel, 1 Nëntor 2026

Kamioni perfundon ne humnere plagosen 5 persona

Per shkak te lageshtires shoferi ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka perfunduar ne humneren buze rruges

Nje aksident i rende per pak sa nuk ka perfunduar ne tragjedi ne rrethin e Mokres ne Pogradec pasditen e djeshme. 5 persona jane plagosur rende pasi kamioni me te cilin ata po udhetonin ka perfunduar ne humnere. Sipas policise shkak i aksidentit dyshohet te kete qene lageshtira e madhe ne rruge. Per shkak te lageshtires se madhe dhe shiut te dendur shoferi i automjetit ka humbur kontrollin dhe ka rreshqitur ne humneren buze rruges. Fatmiresisht aksidenti nuk ka qene fatal per jeten e 5 personave te cilet vetem jane plagosur. Nderkohe qe 3 ambulanca jane nisur nga qyteti i Pogradecit dhe kane bere transportimin e te plagosurve ne spitalin e ketij qyteti. Sipas mjekeve 2 nga te aksidentuarit ndodhen ne gjendje te rende dhe jane transportuar drejt Spitalit Ushtarak te kryeqytetit per nje trajtim me te specializuar.

Ngjarja

Pasditen e djeshme nje kamion i ngarkuar me dru qe po udhetonte prane fshatit Selbinje te rrethit te Mokres ka dale nga rruga dhe ka perfunduar ne humneren buze saj. Brenda ne kamion ndodheshin edhe 5 pasagjere te cilet jane plagosur rende. Per nje moment shoferi ka humbur kontrollin e automjetit qe po drejtonte dhe ka dale nga rruga. Shkak per shperqendrimin e shoferit mendohet se ka qene shiu i dendur dhe lageshtia ne rruge. Pasi eshte bere njoftimi nga vet te plagosurit tre ambulance dhe punonjesit e policise kane shkuar ne vendngjarje. Forcat e policise kane mundur te nxjerrin te plagosurit nga humnera dhe ata jane transportuar menjehere per ne qytetin e Pogradecit. Por sipas mjekeve dy prej tyre jane nisur me urgjence drejt Spitalit Ushtarak pasi ndodheshin ne gjendje kritike per jeten. Policia ka identifikuar fillimisht vetem dy nga 5 emrat e te plagosurve Klinton Korca 16 vjec dhe Ervin Rapce 22 vjec. Ende nuk jane te qarta rrethanat ne te cilat ndodhi aksidenti. Policia po punon per te zbardhur shkaqet e tij dhe identifikimin e te plagosurve. Nga te dhenat paraprake te hetimit behet e ditur se shkak mund te kete qene lageshtira e madhe.

Nderkohe ne 15 gusht te ketij viti nje makine perfundoi ne humnere ne kanionet e Skraparit. Si pasoje e aksidentit humben jeten 6 te rinj qe ndodheshin brenda automjetit. Aksidenti ndodhi rreth tri kilometra larg qytetit te Corovodes ne afersi te fshatit Grepcke. Gjashte te rinjte udhetonin me nje makine me targa angleze. Dyshohet se tragjedia ndodhi si pasoje e humbjes se kontrollit nga drejtuesi i automjetit dhe prej shpejtesise se madhe. Aksidenti ka ndodhur ne rrugen e shkaterruar dhe pa asnje lloj sinjalistike te kanioneve te Skraparit. Per shkak te humbjes se kontrollit makina qe ishte edhe me timon ne krahe te kundert ka perfunduar ne nje nga humnerat e lumit Osum nga nje lartesi prej 200 metrash.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›