Kamioni përplaset me veturën në “Rrugën e Kombit”, një viktimë dhe disa të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në “Rrugën e Kombit”, në aksin Milot-Kalimash.
Një kamion mësohet se është përplasur me një automjet tip veturë.
Si pasojë e aksidentit është regjistruar një viktimë dhe disa të plagosur, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur.
Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e madhe dhe lagështira në rrugë.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e Policisë Rrugore, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe për menaxhimin e trafikut, i cili është rënduar ndjeshëm për shkak të aksidentit.