E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kampi i Tepelenës, Sula pret ambasadorin e UNICEF: Si u trajtuan fëmijët në komunizëm

Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve Gentiana Sula, priti përfaqësuesin e UNICEF-it Shqipëri, Murat Shahin, me të cilin diskutoi rreth çështjes të drejtësisë për të miturit gjatë regjimit komunist, njohjen, edukimin dhe parandalimin e përsëritjes.

Sipas Sulës, historia tragjike e Kampit të Tepelenës, një kamp përqendrimi ku vuajtën fëmijë nga familjet e kundërshtarëve politikë, është një nga dokumentimet më të fuqishme të AIDSSH-së.

Fëmijët jetuan në kushte të rënda shëndetësore dhe sanitare, duke përjetuar kufizimin e lirisë, pa një proces të drejtë dhe mbeten ende të pa dëmshpërblyer.

Ambasadori Shahin shprehu interesin për bashkëpunim në: Thellimin e praktikave të mbrojtjes së fëmijëve, duke adresuar çështje si drejtësia për të miturit, diskriminimin ndaj fëmijëve të opozitës politike dhe pasojat e politikave pronataliste, ndër të tjera. Edukimin i të rinjve mbi këto kapituj të errët të historisë shqiptare, duke theksuar rëndësinë e analizës historike për parandalimin e shkeljeve të të drejtave në të ardhmen, me qëllim konsolidimin e demokracisë dhe promovimin e paqes.

Në fund të takimit Murat Shahin tha se “të drejtat e fëmijëve janë themeli i një shoqërie demokratike. Nder të takoja Genta Sulën, një kampione për të drejtat e fëmijëve, ish-punonjëse e UNIÇEF që tani drejton AIDSSH. Ajo dokumenton praktikat e rrënjosura të së kaluarës për të trajtuar çështje si drejtësia për të miturit dhe për të udhëhequr reformat e sotme” .

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›