Kampionati boteror i boksit

Boksieret e grumbulluar jane kryesisht sportiste te cilet kane pasur rezultate pozitive ne evinimente te ndryshme sportive.
Ekipi kombetar prej dy javesh eshte duke bere nje stervitje intensive me qellim prezantimin sa me mire ne kete kampionat ku do jene pjesemarres 600 boksiere nga mbi 100 shtete.
Trajneri i kombetares, Zef Gjoni shprehet se ky kampionat eshte me i forti nder vite dhe se ekipi shqiptar do beje te pamunduren te dale me medalje nga ky kampionat.
“Parashikohet kampionati me i forte i te gjitha koherave. Jemi te pergatitur te ballafaqohemi forte me ta”, eshte shprehur Gjoni.
Nderkohe pas kampionatit te boksit per te rinj, qe u zhvillua ne Poloni pak jave me pare, skuadra kuqezi u paraqit mire duke u renditur me elemente te vecante deri ne vendin e tete, nje objektiv ky qe do te jete edhe ne boterorin e Milanos.