E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kampionati, ngjeshje pas Kombëtares

Abissnet Superiore do të rinisë dy ditë pas ndeshjes së kombëtares kundër Andorrës. Gjashtë javët e mbetura të kampionatit do të luhen me kalendar të ngjeshur nga 26 marsi deri më 27 prill, për të pasur më pas fushat gati për finalet e kampionatit evropian të 17-vjeçarëve që nis më 19 maj.

 Skuadrat e Abissnet Superiore po kalojnë disa ditë pushimi për shkak të ndeshjeve të kombëtares kundër Anglisë e Andorrës, për kualifikueset e botërorit 2026, por menjëherë pas tyre do të kenë program të ngjeshur në maksimum. Kampionati do të rinisë me ndeshjet e javës së 31-të, në 26 mars, dy ditë pas ndeshjes me Andorrën dhe do të vazhdojë pa ndërprerje deri në përfundimin e sezonit të rregullt, më 27 prill.

Kanë mbetur për t’u luajtur edhe gjashtë javë, të cilat do të luhen të gjitha brenda një muaji. Pas javës së 30-të më 26 mars, e 31-ta do të luhet katër ditë më pas, më 30 mars. Më pas, javët e tjera, që do të luhen në prill, do të jenë me distancë njëjavore nga njëra-tjetra. Në përfundim të 36 javëve do të jetë radha e takimeve të katërshes finale për titullin, si dhe play-out për mbijetesë në Abissnet Superiore.

Shkaku i përshpejtimit të kampionatit kombëtar është faza finale e kampionatit evruopian të moshës 17 vjeç, e cila do të zhvillohet në Shqipëri nga 19 maji deri më 1 qershor. Ndeshjet do të zhvillohen në katër stadiume: në Arenën Kombëtare në Tiranë, në Elbasan Arena, Niko Dovana në Durrës dhe Egnatia Arena në Rrogozhinë.

Midis këtyre, Elbasan Arena ka pasur më tepër ngarkesë pasi përveç skuadrës vendase aty ka zhvilluar ndeshjet në shtëpi edhe Dinamo, e cila më herët këtë sezon ka luajtur edhe në Durrës, ashtu si dhe Tirana.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›