E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kampionati rus “flet shqip”, kuqezinjtë bëjnë “ligjin” te Rubin Kazan, asist dhe gol

Sulmuesit shqiptarë të Rubin Kazan po kalojnë një formë shumë të mirë, duke qenë sërish protagonistë në fitoren e skuadrës së tyre.

Mirlind Daku i cili e ka nisur titullar sfidën ka qenë protagonist absolut. Ishte Daku ai i cili gatoi golin e parë të Rubin Kazan ku nisi dhe përmbsyja e madhe pasi vendasit e Dinamo Makhashkala kryesonin 2-0.

Daku dha asistin e golit të parë. Ndërsa Dardan Shabanhaxhaj finalizoi një kundërsulm të shpejtë në minutën e 69-të, për të sigluar golin e rezultatit 3-2 me të cilin u mbyll kjo ndeshje.

Ndërkohë që Marvin Çuni u aktivizua në fillimin e pjesës së dytë nga Rubin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›